Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeminstri Edi Rama ka bërë të ditur se brenda javëve të Prillit do të mbërrijnë edhe 23 mijë doza vaksinash të tjera. Bëhet fjalë për ato që prodhohen nga kompania Pfizer.
“Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.
Qeveria ka nisur vaksinimin masiv të popullatës me vaksinat kineze kryesisht. Aktualisht synimi i qeverisë është brenda majit të vaksinohen 500 mijë persona. Ndërsa pjesë e vaksinimit masiv pritet të jenë nga mosha 65 vjeç e lart,si dhe punonjësit e fasonerive dhe atyre që punojnë në zonat turistike, si hoteliere.