Pas publikimit të videos ku kryedemokrati Lulzim Basha ishte filmuar duke fjetur në makinë, nuk ka munguar as reagimi in kryeministrit Edi Rama.
Nga Berati, shefi i qeverisë tha se kryedemokrati është filmuar duke fjetur në hyrje të Tiranës.
“Luli nuk punon fle. Do shtrihet në kryeministri, do bëjë gropë divanin, siç e bëri tek bashkia. Pak më parë më çuan një video, flinte gjumë Luli, tek ajo hyrja e Tiranës ku po bëhet hyrja e re, të gjithë vonohen nga pak, ai po flinte gjumë.
E kishtë zënë gjumi, nuk ishte mbajtur dot. Në drekë, kohë drekë. Flihet në drekë. Monitoron gjumin tim thotë, fle gjumë rrugëve, të sheh gjithë Shqipëria. Unë kur fle jam i qetë pasi nuk më monitoron Monika, nuk më ngacmon Saliu se ka Ilirin mbi kokë”, u shpreh Kryeministri.