Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku disa persona kanë sulmuar qendrën e vaksinimit në Morelli të Brescias.
Mediat italiane raportojnë se disa persona të paidentifikuar kanë hedhur dy shishe me lëndë djegëse në drejtim të qendrës së vaksinimit.
Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimin dhe po punojnë për zbardhjen e autorëve duke hapur edhe kamerat e sigurisë që ndodhen përreth.