Një ngjarje tejet tragjike u regjistrua në Brownhills të Anglisë, ku viktimë mbeti një foshnje dy javëshe. Foshnja kishte dalë për herë të parë që pas ardhjes në jetë, ndërsa është goditu për vdekje nga një shofer.
Ky i fundit është identifikuar si James Paul Davis, 34 vjeç, ndërsa është paraqitur përballë trupës gjykuese për të mësuar fatin e lirisë së tij.
Prindërit adoleshentë të foshnjës së quajtur Ciaran Leigh Morris janë pikëlluar shumë pas vdekjes së fëmijës së tyre të sapo ardhur në jetë, ndërsa shprehen se djali i tyre i ndjerë do tu mungojë gjithmonë. Foshnja që u vra tragjikisht në Brownhills, Walsall, quhej Ciaran Leigh Morris, teksa disa vullnetarë kanë ofruar më shumë se 14,000 dollarë bamirësi për çiftin e bashkëshortëve që humbën djalin.
