Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me grevën që kanë zhvilluar ditën e sotme kontrollorët e trafikut ajror në Rinas, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe fluturimet në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Rama thotë se Meta bën predikime, teksa është një nga dy nxitësit e kësaj goditje të çmendur bashkë me Sali Berishën.
Ai thotë se Meta është në kërkim të palodhur të rrëzimit të qeverisë e shtetit, por duhet t’i harrojë të dyja këto.
STATUSI NGA EDI RAMA
Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!

— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2021