Mediat greke kanë publikuar foto dhe videon që tregon autorët e vrasjes së gazetarit George Karaivaz ditën e premte. Kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së gazetarit kanë kapur momentin kur autorët me motor dhe të maskuar largohen me shpejtësi pas vrasjes.
Një dëshmitar që rastisi që të ishte përballë vrasësve të gazetarit i tha policisë se i pa autorët në momentin që ekzekutuan George Karaivaz.