Kastriot Imeri është treguar vendimtar në fitoren e Servettes në transfertë ndaj Zurich.
Skuadra e lojtarit shqiptar po fitonin 2-0, por kundërshtarët i vunë ata nën presion.
Por, ajo që ishte më e bukura në këtë përballje, ishte goli i Imerit që shënoi në minutën e 69-të nga rreth 30 metra në portën e Zurich.
Ai lëshoi një goditje të fuqishme duke lënë të shtangur portierin e Zurichit.