Një pallat është përfshirë nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë.
Siç mund ta sihni edhe nga pamjet në pallat ka akoma persona, të cilët nuk kanë dalë. Personat e fundit që dolën ishin të nxirë nga tymi dhe shfaqnin pak probleme.
Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri ka rënë te makinat që ndodhen te garazhi i pallatit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.
Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

