Të paktën 4 persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Spanjë, pasi anija me të cilën ata po udhëtonin u përmbys në Ishujt Kanarie.
Autoritetet zhvilluan operacionin e shpëtimit pasi një anije peshkimi vuri re anijen e përmbysur, duke arritur të shpëtojë 19 prej pasagjerëve, por 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Në Ishujt Kanarie të Spanjës numri i emigrantëve ka filluar të rritet për shkak edhe të krizës së pandemisë, që detyron emigrantët afriknë të provojnë udhëtime të rrezikshme në kërkim të një jete më të mirë.