Krimi tronditi sërish Dibrën mëngjesin e sotëm. Një 50-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri në fshatin Katund i Ri në Luzni.
Viktima është Xhetan Konesha, 50 vjeç, banues në fshatin Luzni të Dibrës i cili u ekzekutua me kallashnikov.
Siç mëson abcnews.al Konesha fillimisht është konfliktuar me dy vëllezërit Altin dhe Muhamet Mera, për një kanal që ndante pronat e tyre.
Pas ngjarjes së rëndë, Altin (Nurçe) Mera është vënë në pranga, ndërsa vëllai tjetër, Mehmet Mera 30 vjeç është shpallur në kërkim.