Policia italiane ka zbuluar një kurth që i është ngritur komandantes 32-vjeçare Lia Vismara. Mbi të ranë akuzat për trafikante droge dhe me këtë torturë u desh të jetonte 15 muaj. Një mbrëmje janari si gjithë të tjerat, policia bën një kontroll të befasishëm në makinën e saj duke gjetur 3 gramë kokainë në sedilje.
Por e gjitha ishte një mashtrim, i organizuar nga një prej vartësve të saj të quajtur Salvatore Furci. Ky i fundit njihet prej kohësh si efektiv i njësisë anti-drogë në Milano. Këtë rreng Furci e ka ngritur në bashkëpunim me shqiptarin Mariglen Memushi, 46 vjeç, por që të dy janë arrestuar me akuzën e shpifjes.