Një pasagjereje i ra të fikët në aeroportin Heathrow në Londër pas shtatë orë pritjeje, teksa udhëtarët janë të detyruar të mbajnë radhë për shkak të kontrolleve të koronavirusit në kufi.
Sipas mediave britanike, rreth 800 punonjës kufitarë po punojnë në Heathrow. Pamjet e postuara në internet të hënën pasdite tregojnë një grua të shtrirë në dyshemenë e Aeroportit Heathrow, ndërsa shumë më shumë pasagjerë presin të kontrollohen përmes kufirit.
Personi që publikoi videon pretendon se gruaja ishte shembur në tokë pas një pritjeje 7-orëshe për lejen e hyrjes.