Një 34 vjeçar është plagosur me armë zjarri mesnatën e së mërkurës në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 në Kavajë, ku shtetasi Emiljano Sina 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Shkëlzen Shehu 34 vjeç.
Ndër të tjera mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.