Pavarësisht provave mbizotëruese se Covid-19 rrallë vret fëmijët e vegjël, në Brazil është krejt ndryshe.
Shkalla e infeksionit të koronavirusit në Brazilit është e dyta më e larta në botë, kjo vjen si pasojë e mungesës së rëndë të testimeve dhe një presidenti i akuzuar për dështimin për të marrë seriozisht virusin.
Rreth 1,300 foshnja kanë vdekur nga virusi gjatë vitit të kaluar, duke e bërë Brazilin si shteti i vetëm që ka këtë numër kaq të lartë të vdekjeve të foshnjave.
Në një intervistë për The Sun, Renato Kfouri, president i Departamentit Shkencor të Imunizimeve të Shoqatës Braziliane të Pediatrisë, pohoi se rastet e shumta dhe numri i lartë i shtrimeve në spital janë arsye e numrit të lartë të vdekjeve në të gjitha grupmoshat, përfshirë këtu edhe fëmijët.
Reanto Kfouri pohoi se nëse pandemia do të kontrollohej, ky skenar mund të minimizohej dhe në këtë mënyrë do të reduktoheshin edhe vdekjet e foshnjave.