Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku një 19-vjeçar ka helmuar babain dhe nënën e tij. Alessandro Asoli, dyshohet se iu hodhi prindërve të tij një substancë helmuese, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të atit dhe duke bërë që nëna e tij të përfundonte në gjendje të rëndë në spital.
Ka qenë vetë i riu ai që njoftoi ambulancën rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe menjëherë në banesën e familjes mbërritën edhe karabinierët.
Familja jetonte në Casaleçhio, në një apartament në katin e tretë të një ndërtese. Arsyet se pse djali helmoi prindërit e tij mbeten ende të paqarta.
Karabinierët gjetën në kuzhinë një gotë me një substancë që do të analizohet nga mjekësia ligjore.
Djali u mor në pyetje për një kohë të gjatë nga hetuesit për të kuptuar metodat dhe shkaqet e gjestit të tmerrshëm.
I riu, në fund të marrjes në pyetje, u ndalua nga karabinierët dhe prokurori dhe sipas të gjitha gjasave, ndaj tij do të zyrtarizohet akuza e vrasjes.