Kryeministri Edi Rama është përlotur teksa në ekran është shfaqur një foto e tij me të ëmën e djerë Anetën.
I ftuar në emisionin ‘E Diell’, i pyetur nga Edi Manushi, kryeministri u prek teksa po tregonte historinë e fotos, teksa tha se fotoja ishte shkrepur nga i ati me një aparat të cilin e kishte marrë kur ishte student.
“Im atë kishte një aparat fotografik që e kishte marrë që kur ishte student dhe kishte një laborator të vogël në studion e tij dhe ai i bënte këto fotografi.”, u shpreh Rama.