Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur përpara simpatizantëve të Partisë Socialiste gjatë inagurimit të aeroportit të Kukësit, sqraoi pse zbritja e avionit nga Londra u bë fillimisht në Rinas dhe më pas në Kukës. Rama u shpreh se aeroporti është operacional por ka një procedurë certifikimi që zgjat diku te rreth 50-60 ditë.
“Sot fluturuam nga Tirana në Kukës, pasi cdo aeroport nga momenti kur bëhet operacional fillon si aeroport lokal dhe ka një procedurë certifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë dhe pasi bëhet certifikimi dhe gjatë këtyre javëve do të bëhen edhe marrëveshjet me kompanitë ajrore, që do u japin mundësi të gjithë kësaj zone të rajonit tonë. Aeroportet janë fabrika buke” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama e hapi aeroportin 7 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit për të cilat nga Kukësi shprehu bindjen se do t’i fitojë për të drejtuar vendin edhe një mandat të tretë.