Aktori i njohur Guliem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, pasi prej ditësh është infektuar me Covid-19.
Lajmi e jep skenografi Bashkim Zahaj, i cili bën apel shtetit që t’a dërgojë aktorin Radoja për mjekim më të specializuar jashtë shtetit.
“Mesoj se Guliemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, shkruan Zahaj.
