Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Tiranë, Halit Valteri ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në xhaminë ‘Dine Hoxha’ ku 5 besimtarë myslimanë u plagosën me thikë nga një 34-vjeçar.
Teksa u shpreh se kjo ngjarje tragjike e paprecedentë, duhet të na kujtojë se dashuria për njeriun duhet të jetë akoma më madhe, Valteri falenderon policinë e Shtetit për profesionalizmin e treguar dhe neutralizimin në kohë rekord.
Në postimin në rrjete sociale, kandidati i PS-së Valteri, apelon që të kujdesemi për njerëzit tanë, sepse vetëm në këtë mënyrë festa do të ketë kuptim, duke ju referuar këtru muajit të Ramazanit.
Postimi i plotë:
Sot kur besimtarët myslimanë janë në Muajin e Ramazanit, një person shënoi një njollë të zezë në hapësirën shpirtërore…
Posted by Halit Valteri on Monday, 19 April 2021