Ndërsa procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, 208 mijë doza të tjera vaksinash prite të mbërrin sot. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se dozat e vaksinave prite të mbërrin pas pak orësh.
“208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë nuk specifikon se të cilës kompani janë vaksinat, por nga foto e publikuara nga vetë ai kuptohet se janë doza të vaksinës Sinovac, që janë ngarkuar në avionin qeveritar “Ismail” dhe prite të mbërrijnë në Rinas pas disa orësh.
Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se po sot do të vijën në vend edhe 8100 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e marrëveshjes prej 500 mijë dozash.