Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëri të ditur se të gjithë personat në SHBA që janë mbi 16-vjeç do të marrin dozën e vaksinës anti-Covid.
Sipas medieve të huaja, njerëzit mbi 16-vjeç të cilët kanë sëmundje ekzistuese që rrisin rrezikun komplikimeve serioze dhe kërcënuese nga COVID-19, duhet të jenë midis atyre që kanë përparësi.
Të shumtë janë ato shtete të cilët kanë zgjeruar shpërndarjen e tyre të vaksinave kundër Covid nga kjo grupmoshë.
Alaska ishte shteti i parë që filloi me përdorimin e vaksinës në moshën 16 vjeç dhe më pas dhe Gerogia, Teksasi dhe Kalifornia.
Asnjë vaksinë kundër Covid nuk është autorizuar ende për ata persona nën moshën 16-vjeçare, megjithëse testimi është duke u zhvilluar.