Ideja e SuperLigës Evropiane të futbollit ka dështuar, pasi fillimisht të 6 klubet angleze që ishin midis 12 klubeve themeluese, u tërhoqën të martën. Shembullin e anglezëve e ndoqi të mërkurën edhe Atletiko e Madridit dhe Interi, por edhe Milani, që zyrtarizuan tërheqjen e tyre, duke lënë vetëm Juventusin, Realin e Madridit dhe Barcelonën si mbështetëset e vetme të projektit. Një nga njerëzit kryesorë prapa kësaj SuperLige, presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, ka pohuar se nuk mendon që projekti do të vazhdojë që qëndrojë më këmbë, pasi të 6 klubet e Premier Ligës Angleze u tërhoqën.
Italiani ka deklaruar se është e dukshme që nuk ka më gjasa të ndodhë, por mbetet “i bindur në bukurinë e atij projekti”. Me pak fjalë, kreu i klubit torinez e pranoi se ideja e SuperLigës Evropiane të futbollit ka dështuar, pasi fillimisht të 6 klubet angleze që ishin midis 12 klubeve themeluese, u tërhoqën. Të mërkurën në mbrëmje u konfirmua se Mançester Junajtid, Liverpuli, Mançester Siti, Çellsi, Arsenali and Totenhemi zyrtarizuan tërheqjen e tyre, pas reagimit të ashpër të tifozëve, lojtarëve, trajnerëve dhe aktorëve politikë të të gjithë krahëve.
Shembullin e anglezëve e ndoqi të mërkurën edhe Atletiko e Madridit dhe Interi, që zyrtarizuan tërheqjen e tyre, duke lënë vetëm Juventusin, Realin e Madridit, Barcelonën dhe Milanin si mbështetëset e vetme të projektit. I pyetur nëse plani do të vazhdojë të vihet në zbatim, Anjeli i deklaroi Agjencisë së Lajmeve “Reuters” se “Të jem i sinqertë, nuk mendoj se kjo mund të ndodhë”. Anjeli ka qenë një arkitektët e idesë së një veprimtarie që do të rivalizonte me Ligën e Kampioneve.
Dhe, ndërkohë që aksioneri kryesor i Liverpulit, Xhon W. Henri, e cilësoi si një gabim në gjykim dhe u kërkoi ndjesë tifozëve, presidenti i Juventusit është sidoqoftë i sigurt se kjo ishte rruga e duhur për ta arritur një gjë të tillë. “Unë mbetem i bindur për bukurinë e atij projekti”, – këmbënguli Anjeli. Deri më tani, SuperLiga Evropiane e futbollit nuk është zhbërë zyrtarisht dhe një deklaratë më e fundit nga nismëtarët sqaronte se “do të rishqyrtoheshin hapat e duhur për të rishikuar projektin.” Pas deklaratave të Anjelit u mësua se edhe Milani u tërhoq zyrtarisht nga ky projekt.