Kandidati për deputet i PS-së në Vlorë, Damian Gjiknuri i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i fundit ky ë ka thënë se në 25 prill “Vlora do ia bëjë fora”.
Gjiknuri në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste i ka kërkuar Presidentit Meta që të mos e provokojë popullin e Vlorës së nuk është fuçi baruti.
Gjiknuri tha se mandatin e tretë do bëhet më shumë, ndërsa foli edhe për rritje të pensioneve.
“E di që ka edhe të zhgënjyer, kanë pritur që gjërat të ecin më shpejt. Edhe ju që keni pritur të bëhet legalizimi. Ne ishim ata që legalizuam 200 mijë banesa, mos dëgjoni ata të tjerët që thonë do ju prishim. Ishim ne që bëmë 200 mijë dhe do t’i përfundojmë të gjitha. E di që ka pensionistë që prisnin të rriteshin pensionet por na kuponi ndodhur pandemia, tërmeti. Edi Rama u erdhi në ndihmë atyre që kishin nevojë. Mandatin tjetër patjetër që do të rriten pensionet e tyre”, tha Gjiknuri.