Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dënuar thirrjet e forta që qytetarët të kapin armët e ftohta në zgjedhjet e 25 prillit. Duke përmendur sfurqet e artikuluara nga presidenti Ilir Meta, Kim thotë se këto thirrje duhen dënuar.
Edhe pse nuk e përmend kreun e shtetit, mesazhi është drejtpërdrejtë për Ilir Metën, pasi ka deklaruar disa herë se “qytetarët do marrin sfurqet, nëse preket vota”.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal.” shkruan Kim.