Nëna e një djali 7-muajsh i cili dyshohet se ka vdekur nga kequshqyerja, pranoi se nuk donte të mbante një fëmijë “të mbushur” dhe për këtë i kishte caktuar foshnjës së saj një dietë të frikshme biblike.
Carla Garriques, 28 vjeç, mbajti lart dhe goditi me shuplakë Biblën ndërsa shpjegoi se si ajo ushqeu Kameri Garriques, i cili u gjet i vdekur.
Kur nëna e saj i tha Carlës se djali dukej i dobët dhe jo i shëndetshëm, Carla e ndërpreu dhe këmbënguli që Kameri nuk ishte nën peshë.
‘Në fund të ditës, ai ishte vegan. Unë nuk jam një grua e shëndoshë dhe nuk do të mbaj fëmijë të trashë’, tha ajo.
Oficerët e policisë të Nju Jorkut që iu përgjigjën një thirrjeje në 911 më 30 tetor gjetën Kameri të pavetëdijshëm në një shtëpi pranë Liberty Avenue.
Të Mërkurën, një ekzaminues mjekësor vendosi që vdekja e Kamerit ishte një vrasje dhe dyshohej për kequshqyerje. Carla është një person i dyshuar, por autoritetet nuk kanë akuzuar askënd në lidhje me vdekjen e Kamerit.
Nëna e Kamerit tha se ai ‘ai nuk ishte ushqyer me budallallëqe’.
Corane tha se Carla ushqente gjithashtu Kamerin me ‘fruta dhe perime’ që ishin shtypur me patate të ziera. Tre fëmijët e tjerë të Karlës, duke përfshirë një vajzë 2-vjeçare, u morën prej saj nga autoritetet pas vdekjes së Kamerit. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut vazhdon hetimin e çështjes, së bashku me Administratën për Shërbimet e Fëmijëve (ACS).