Ambasada është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve, njofton ambasada e SHBA-së në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në Twitter.
Ambasadorja e Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka qenë e pranishme në sferën politike, ku ka bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe u ka kërkuar drejtuesve të partive politike të mos nxisin konflikte.
Sot, Kim u takua me kryedemokratin Basha, ku përsëriti thirrjen për zgjedhje të lira dhe të qeta. “Ne e ritheksojmë se nuk mbështesim asnjë forcë politike apo kandidatë. Por, në mënyrë absolute mbështesim të drejtën për të gjithë qytetarët të votojnë paqësisht dhe të lirë”.