Arben Mema pak më parë ka terrorizuar qytetarët në Sheshin “Skëndërbej”. Ai u fut me makinë dhe rrezikoi jetën e qytetarëve dhe fëmijëve që ndodheshin aty.
Para Policisë është shprehur se para se të shkonte të votonte ka blerë 5 gramë hashash dhe se ka pirë 2.
Ai është ka treguar se nuk mban mend asgjë, veç faktit që makinën që kishte e kishte marrë me qera një ditë më parë.
Gazetarja Klodian Lala është shprehur se 32-vjeçari e kishte marrë makinën me qera në Kamëz, e ditën e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat, aty ku kishte dhe QV e tij.
Fatmirëisht nga ngjarja e rëndë nuk ka pasur të lënduar. Ishte i riu hero, Klodian Elqeni, ai i cili neutralizoi Memën.