Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Halil në Fushë-Krujë.
Bëhet me dije se disa të rinjë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një i ri.
Mësohet se të rinjtë janë të afërm me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave paraprake dyshohet shkak është bërë një konflikt banal dhe që nuk ka lidhje me zgjedhjet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbadhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes.