8190 vaksina të tjera anti COVID të Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
“8190 vaksina të tjera Pfizer mbrritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë”, shkruan Rama.