Kandidati për deputet në Partinë Socialiste, Pandeli Majko ka uruar publikisht rivalen e tij, kandidaten për deputete të PD-së Ori Nebiaj. Ky urim ndodhi gjatë një raportimi ‘live’ të gazetarit të Report Tv Arsen Rusta nga KZAZ NR. 35.Pandeli Majko: Jemi shumë mirë, po ndjekim rezultatin jemi të qetë, po presim që të hapen kutitë e votimit. E dimë që do të mbarojmë të fundit në Tiranë. Ori si ke qenë? Ori është kandidatja e PD goca më e mirë, që shpresoj që të jetë në parlament!Ori Nebiaj: Feleminderit! PD ka pasur një rikuperim fantastik të votës së djathtë. Shpresoj pasi janë ende dhe votat e kandidatëve për t’u numëruar. Nuk kam asnjë lloj mërzitje do të doja të fitonte Shqipëria.
Në këtë KZAZ nr. 35 në Tiranë po vijon procesi i numërimit për subjektet politike. Deri tani janë numëruar 59 nga 95 Qendra Votimi, ku kryeson Partia Socialiste.
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP NUIS/NIPT : L92423005H
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.