Shqipëria me 25 prill ka zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ku fituese u shpall Partia Socialiste me 48.68 % të votave, e ndjekur nga PD me 39.43 %, partia e tretë në këto zgjedhje rezultoi LSI me 7. 81 % të votave dhe PSD e cila siguroi tre mandate me 2.25 % të votave.
Ndërkohë ajo që vlen të theksohet në këto zgjedhje përveç mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste është dhe numri rekord i fletëve të votimit.
Në mbylljen e numërimit të votave për partitë 83 019 fleta votimi kanë rezultuar të pavlefshme.
Ndërkohë qarqet që kanë rezultuar me numrin më të ulët të fletëve të votimit të pavlefshme është Kukësi me 2 188 vota dhe Gjirokastra me 2 310 vota.
Fletët e votimit të pavlefshme:
- Tirana 18 442 vota
- Elbasan 9 775 vota
- Fier 9 mijë e 375 vota
- Durrësi 7 808 vota
- Korçë 7 353 vota
- Shkodër 6 011 vota
- Berat 5 292 vota
- Lezhë 4 946 vota
- Vlorë 4 730 vota
- Dibër 4 686 vota
- Gjirokastër 2 310 vota
- Kukësi 2 188 vota.