Moderatori i “Wake Up”, Isli Islami ka shpërthyer në të qeshura ‘live’ gjatë emisionit të mëngjesit. Gjithçka nisi teksa Isli po lexonte portalet, ashtu si çdo ditë.
Ndërkohë që po lexonte një prej titujve, saktësisht: “Humbja e thellë në zgjedhje, LSI: Do ripërtërihemi si zogu mitik, Monika do e hajë atë që të përjetësohet”, moderatori nuk ka arritur të mbajë dot lotët.