Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kukës si për partitë ashtu edhe për kandidatët.
Në këtë qark kanë dalë tre deputetë, dy nga PD dhe një nga PS. Në listën e PD-së mandatin e parë e fitoi biznesmeni Flamur Hoxha, ndërsa të dytin Isuf Çelaj. I vetmi mandat nga PS u fitua nga Gerta Duraku.
Megjithatë gara ka patur edhe të papritura, pasi kanditatja e Nismës Thurje, Era Buçpapaj për Qarkun Kukës ka marrë vetëm një votë, praktikisht të sajën. Mesa duket atë nuk e ka votuar as rrethi familjar. Të paktën ky është rezultati i publikuar nga KQZ.