Italia ka përcaktuar rregullat e vendosura ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 15 maj. Nga njoftimi i publikuar nga “Air Albania”, bëhet me dije se të gjithë ata që duan të fluturojnë për në shtetin fqinj duhet të kenë me vete tamponin me rezultatin negativ maksimumi 48 orë para nisjes.
Por përjashtim bën kur koha e qëndrimit në Itali është më pak se 120 orë për arsye pune, shëndeti apo emergjenca.