Organizata jofitimprurës “Sea Watch” ka publikuar një video me pamje të rënda ku shihen rojet bregdetare që dhunojnë emigrantët në gomone që janë nisur drejt Europës.
“Ja si sillet roja bregdetare e Libisë gjatë ndalimit të një varke. Persona në vështirësi rrihen dhe detyrohen të kthehen nga ferri nga i cili janë larguar”, shkruhet në postimin përkrah videos.
Pamjet që janë kapur nga ekuipazhi i anijes “Sea Watch” së bashku me disa prova të tjera do t’i dorëzohen autoriteteve ndërkombëtare në mënyrë që të reagohet dhe të merren masa.