Sipas burimeve për arkiva.fjala.al/, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar se do të mblidhet kolegji i kryetarëve të PD-së në rrethe në orën 18:00.
Nuk dihet akoma se çfarë do të diskutohet pasi kryetarët sapo janë njoftuar për takimin.
Kjo mbledhje vjen pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit. Basha kishte pritshmëri të larta në këto zgjedhje por mundi të siguronte vetëm 59 mandate.