Pak minuta më parë ka nisur ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain.
Vetëm pas 11 minutave lojë, Riyad Mahrez ka shënuar gol duke kaluar kështu në avantazh Manchester Cityn.
Në ndeshjen e parë të luajtur klubi i Pep Guardiolas arriti fitore 2 me 1. Parisit i duhet sot të ndreqë gabimet me të cilat u ndëshkua në gjysmëfinalen e parë dhe të përmbysë rezultatin nëse kërkon të vazhdojë ëndrrën për fitimin e trofeut.
Ndërkohë, pak para nisjes së ndeshjes autobusi me lojtarët e PSG është fotografuar teksa “fshihej” skutave të Manchesterit.