Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Mexico City, ku një urë e metrosë Aerotren u shemb ndërsa mbi të po kalonte një tren me pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë lënduar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për të mbijetuar.
Aksidenti ndodhi shumë pranë stacionit të Olivos, në linjën nr.12 të metrosë së kryeqytetit meksikan. Shkaqet janë ende të paqarta dhe një hetim ka nisur për nxjerrjen e përgjegjësive.
Videot në televizionin meksikan dhe mediat sociale treguan vagonë treni “të varur”, ndërsa sirenat shpërthyen aty pranë. Ndërsa disa pamje tregojnë mbikalimin duke u shembur mbi makina, në një rrugë poshtë.