Chelsea ka triumfuar në sfidën e sotme ndaj Real Madrid duke u kualifikuar në finalen e e madhe të Champions League ku do të përballet me Manchester Cityn.
Blutë gjetën golin e avantazhit me Timo Werner. Një aksion i bukur i nisur nga këmbët e Kante që ka asistuar për Havertz. Ky i fundit ka goditur me parabolë përballë Courtois por topi ka prekur tranversën duke u kthyer aty ku Werner me koke sapo e ka shtyrë në rrjetë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Chelsea, ndërkohë që edhe e dyta nisi me të njëjtin intensitet. Skuadra e Tuchel ka dominuar absolutisht dhe ka shpërdoruar raste pafund, duke qenë edhe e pafat.
Pas shumë tentativave Chelsea ia ka arritur që të gjejë edhe golin që siguroi kualifikimin në finalen e madhe të Champions League ndaj Manchester City, në derbin e madh anglez.
Reali është zhdukur në pjesën e dytë. Pas golit të Werner dhe shtyllës së Havertz, goli ka ardhur nga Mount, pas asistit perfekt nga Pulisic.
Kështu në finale do të kemi derbyn e madh anglez Chelsea-Manchester City.