Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të hapë auditoret e universiteteve vetëm për konsultime dhe provime. Karantinë 14 ditore për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia është hequr.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve yha se vijojnë të mbeten në fuqi masat e tjera antiCOVID që situata të mbahet nën kontroll.
Manastirliu: Kemi pasur edhe një numër të të shtruarve në spital. Vijon të kemi incidencë të ulët. 26.6 raste për 100 mijë banorë. Incidencë javore të ulët krahasuar me dy javë më parë. Kemi rënie në 3.8% të të prekurve. Kanë mbërritur më shumë 748 400 doza vaksine. Jemi mbi 537 mijë vaksinime. Krahasuar edhe me vende të ndryshme evropiane Shqipëria mbetet lart. Situata është e kontrolluar. Nisur nga situata Komiteti ka patur një mbledhje sot. Ka rivlerësuar masat ka bërë një vlerësim të situatës në Maqedoni dhe Greqi. Në dy javë atje ka ulje. Ka hequr masën e karantinës për këto dy vende që ishte 14 ditë. Po ashtu do të lejohet hapja e auditorëve të Universiteteve vetëm për procesine ksonultiumeve dhe sezonin e provimeve.