Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe” mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Volkswagen shtetasi Fitor Ollomani dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M., dhe drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi Z.L.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
