“…kam ardhur në gjykatë sot, për ti bërë surprizë burrit. Unë e kam falur edhe gjatë hetimeve, pasi dua ti jap edhe një shans për tu ribashkuar dhe ti marr që të tre dhe të jetojmë së bashku në Tiranë. Dua ta fal këtu para gjykatës dhe të ribashkohemi…”.
Këto kanë qënë fjalët e vetme që Liljana Buzo, ka thënë para gjyqtares Miranda Çekrezi, e cila në datën 6 Maj 2021 kishte çelur seancën gjyqësore lidhur me dhunës në familjes mes dy bashkëshortëve, Luljana dhe Koço Buzo.
Ky i fundit disa vite më parë ka shërbyer si punonjës policie dhe ka qëndruar me shërbim si polic roje objekti pranë gjykatës së Elbasanit. Në 6 maj, Koço Buzo, nuk është paraqitur në sallën e gjyqit. Ai është njoftuar nga gjykata me telefon për nisjen e seancës gjyqësore dhe vetë Koço Buzo, ka pohuar se po vinte me vrap drejt gjykatës për të marë pjesë në seancën gjyqësore, ku do ballafaqohej me gruan.
Por gjyqtarja, Miranda Çekrezi, ka refuzuar të presë të pandehurin, Koço Buzo, duke vendosur të mbyllë gjyqin dhe të caktojë seancën e radhës në datën 14 maj. Nëse seanca do të vijonte, sigurisht që, Koço Buzo, mund të hynte me automatik në ambientet e gjykatës së Elbasanit dhe tentonte të vriste brenda në sallën gjyqit, gruan e tij, Liljana Buzo. Por Koço Buzo, duke mos ditur asgjë mbi faljen që i kishte bërë gruaja e tij në gjykatë, ai ka ndjekur nga pas bashkëshorten dhe në prezencë të dy djemve të tyre.
Buzo ka qëlluar 7 herë me automatik gruan e tij. Koço Buzo, nuk është mjaftuar me kaq, por ka vijuar ta qëllojë me shkelma e grushta gruan, edhe pse kjo e fundit ishte në minutat e fundit të jetës. Në gjykatën e Elbasanit, rezulton se nuk ka asnjë proces civil për divorc apo qoftë edhe për lëshim urdhër-mbrojtje në emër të Liljana Buzos.
Ndërkohë edhe vetë policia e Elbasanit, ka çuar një informacion në prokurori se, Liljana Buza, nuk ka patur ankesa të mëparshme dhe nuk ka plotësuar kërkesë për urdhër-mbrojtje për shtetasin Koço Buza në asnjë rast të mëparshëm.
Pritet që ditën e shtunë ose të diel, Koço Buzo, të dali para gjykatës së Elbasanit, ku do njihet me masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Vrasjes me paramendim brenda rrethit familjar” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.