Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë tre pjesëtar të familjes nga Gjilani, për të cilët pushimet në Shqipëri rezultuan fatale, ku humbën jetën si pasojë e helmimit nga kërpudhat.
Ngjara zë fill që të mërkurën e kësaj jave, kur ata paraqitën simptoma të rënda helmimi, pasi konsumuan kërpudha, që i kishin mbledhur vetë në Gjirin e Lalëzit por pavarësisht kësaj, ata ndjenjën në shtëpi, duke u drejtuar për në ambulancën e Manzës të enjten në mëngjes, duke qëndruar në shtëpi 6 orë me dhimbje të forta barku.
Pas paraqitjes në ambulancë, ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, por gjendja e tyre shëndetësore u rëndua dhe për këtë u transportuan drejt Tiranës, ku humbën jetën të premten, ndërsa për ngjarjen u raportua vetëm ditën e djeshme.
Paraprakisht shkak i vdekjes së tyre dyshohet të jetë helmimi nga kërpudhat, ndërsa janë proceduar edhe dy mjekë të ambulancës së Manzës, për mjekim të pakujdesshëm.
Afrim Haliti 56-vjeç, Elfete Haliti 78 vjeçe dhe Ferdinaze Haliti 57 vjeç, do të përcillen sot për në banesën e fundit, ndërsa lajmi u bë i ditur djali i Afrimit, Haki Haliti.
“Miq e dashamirë, këto 3 ditë përjetuam ditët më të këqija të jetës, betejën e humbën që të tre. Ju njoftojmë se nesër, me datë 09.05, bëhet varrimi me ikindi në varrezat e qytetit. Të lutemi për shpirtin e tyre në këto netë të mëdha“, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë Familja Haliti nga Gjilani ka njoftuar se do të mbajë sot në orën 11 : 00 konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre familjarëve të saj në Shqipëri.