Një aksident është shënuar në qytetin e Vlorës, pranë bibliotekës së qytetit bregdetar.
Operatori Roland Karameta ka siguruar për “BalkanWeb”, pamje nga vendi i ngjarjes. Paraprakisht thuhet se një makinë tip “Audi” kë plagosur një këmbësore, e kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërsa gazetari Enrik Mehmeti, raporton, se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e qytetit.