Gazetari i njohur Ferdinand Dervishi ka befasuar me deklaratën që ka bërë sonte në “Open”, lidhur me ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Everest Caka dhe e plagosur bashkëshortja e tij Silvana Caka.
Dervishi tha se kur u vra Caka, rreth makinës u mblodhën disa të rinj dhe sicili për hesap të vet raportonte te shefi i tij se çfarë ndodhi dhe si ndodhi.
Kjo është diçka shqetësuese përsa kohë të rinjtë rekrutohen nga kriminelët dhe punojnë për ta në rrugë të zeza.
Ferdinand Dervishi: Mua më njoftuan, se kur ndodhi vrasja në Elbasan, me viktimë Everest Cakën, aty te vendngjarja te makina u mblodhën shumë njerëz. Dhe ky person më tha mua se shumica e këtyre njerëzve ishin djem të rinj që flisnin në telefon. Ata raportonin tek shefat e tyre se çfarë kishte ndodhur, si ishte vrarë, a kishte vdekur apo jo. Pra këta të rinj raportonin te shefat e tyre për vrasjen dhe ai u habit. Shumë interesante kjo situatë në Elbasan, të rinjtë agjentë të bandave, të punësuar nga vetë bandat.