Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme. Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës, një kamion ka përplasur një person me biçikletë.
Kampioni e ka zënë poshtë personin, duke i dëmtuar këmbët. Burri i plagosur ka humbur ndjenjat ndërkohë që shumë shpejt ka mbërritur ambulanca që e ka transportuar për në spital.
Mësohet se personi është jashtë rrezikut për jetën.