Greqia ka shtyrë deri në 24 maj masat me Shqipërinë në kuadër të kufizimeve kundër Covid-19.
Nuk do të lejohet hyrja, përveçse për arsye madhore, nga pika kufitare e Kapshticës që nuk do të jetë e hapur.
Ndërkaq, do të qëndrojë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00 pika kufitare e Kakavijës.
Brenda 24 orëve në Kakavijë drejt Greqisë lejohet kalimi i vetëm 400 personave, rezidentë ose me leje, me testin anti-Covid.