Për të dytën ditë radhazi në spitalet Covid nuk ka asnjë pacient të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 7 pacientë po trajtohen në terapi intensive, nga 83 që janë të shtruar gjithsej në këto spitale.
Betejën me Covid sipas Ministrisë e kanë humbur 2 pacientë, nga Shkodra dhe Gjirokastra. Ndërsa janë shëruar nga covid 976 persona.