Një palestinez me emrin Muhammed al-Mensi, nga fillimi i sulmeve izraelite po filmon gjithçka duke munduar të dokumentojë dhunën në Rripin e Gazës. Gjatë fotografimit të trupave të pajetë, ai ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij të vdekur.
“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njoh dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.
Nga 10 maji ka shpërthyer dhuna e paparë në Rripin e Gazës, ku po ndodhin sulmet të njëpasnjëshme nga ana e forcave ajrore izraelite dhe ato të Hamasit.
Deri më tani, nga tensionet kanë humbur jetën 139 palestinezë si dhe dhjetëra izraelitë.