Detaje tronditëse janë mësuar nga ekzekutimi i 32 vjeçarit Endri Mustafës në Shkodër. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba njërin prej të cilëve e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks. Ai është tërhequr për disa metra zvarrë nga autorët e krimit dhe dyshohet se kjo ka ndodhur pas ekzekutimit.

